KLIKO NE FOTO PER INFO
Policia jep detajet për vrasjen e dy personave në Prishtinë

Policia jep detajet për vrasjen e dy personave në Prishtinë

KLIKO NE FOTO PER INFO

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që pak më parë arbresh.info ka raportuar ku dyshohet se dy persona mbeten të vrarë në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Bëhet e ditur se policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *